SHËRBIMET - SERVICES

AlbAsp Technology ofron shërbime profesionale për sisteme online, si dhe hosting profesional shumë të shpejtë dhe të sigurt. Sistemet dhe CRM-të janë programuar nga Ne në platformë Microsoft ASP, në Cluster Server me 10Gbps dhe siguri të mbështetur nga CloudFlare. Serverët tanë për shërbim ndodhen në InterServer në USA dhe Smart Server në UK.

24/7 Suport

Shërbim teknik mbi hostin dhe suport mbi punën.

KOHA DHE VËMENDJE

Përgjigjemi në kohë dhe me shumë vëmendje ju dëgjojmë 100%.

IT STAFF

Përgjigjemi me një staf profesional për çdo problem dhe japim zgjidhjen e duhur.

KLIENTI I LUMTUR

Me shërbimet tona klienti është i lumtur :)



REALIZIMET & PORTFOLI

Këto 6 vite janë realizuar 12 CRM & ERP për biznese. Puna jonë përfshin një gamë të gjerë sistemesh të specializuara:

  • CRM për Leads me integrim Meta, Google etj. (Menaxhim Leads)
  • CrmDent.com për menaxhimin e klinikave dentare - me 20 module (me skanim AI)
  • ERP Hospital (Spitali CRM) - Për menaxhimin e plotë të spitalit me 60 module
  • SM Spitale - Për Obstetrikë dhe Gjinekologji
  • Exchange Office ERP - Komplett me të gjitha modulet për zyra këmbimi valutor
  • Sistem ERP për Linja Tokësore dhe Detare
  • RentalWeb (Rent a Car) - Sistem komplet me të gjitha modulet dhe shitje online
  • TSR Travel Management System - Sistem për menaxhimin e agjencive turistike
  • Agjensia.com - Sistem multi-ERP për menaxhimin e agjencive turistike
  • ERP Laborator për Shëndetësi - Menaxhimi i laboratorëve mjekësorë
  • Sistem për Linja Trageti (Traget Web B2B)
  • Sistem për Linja Ajrore (ERP komplet)
  • Sistem për Servis Makinash (Servis komplet për automjete)
  • Sistem për Shitje Makinash dhe Reklamim
  • Sistem Marketingu për reklama publike (virale)
  • MFB (Magazina, Financa, Bilanc) - Të gjitha modulet në një vend

"Besoj se kam bërë punë mjaftueshëm."


RREGULLORJA

Rregullore mbi shërbimin e CRM

Ky shërbim ofrohet vetëm për instalim, mirëmbajtje dhe suport teknik të sistemit CRM. Zhvilluesi nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë akses në të dhënat personale të klientëve dhe nuk i ruan ato.

Sistemi CRM funksionon ekskluzivisht në infrastrukturën e kompanisë kliente, e cila ka kontroll të plotë mbi të dhënat dhe databazën. Backup-et e të dhënave bëhen vetëm nga kompania kliente dhe/ose kompania e hostingut, pa përfshirjen e zhvilluesit.

Shërbimi i mirëmbajtjes përfshin vetëm:

  • Zgjidhjen e problemeve teknike që lidhen me funksionimin e sistemit
  • Përditësim të kodit sipas kërkesave të kompanisë kliente
  • Optimizim teknik dhe siguri funksionale të sistemit

Zhvilluesi nuk është dhe nuk konsiderohet Data Controller ose Data Processor. Përgjegjësia për përputhjen me çdo ligj për mbrojtjen e të dhënave personale i takon plotësisht kompanisë kliente dhe/ose kompanisë së hostingut.

Ky shërbim është strikt teknik dhe nuk përfshin përpunim, ruajtje, kopjim apo qasje në të dhënat e klientëve.

"Punojmë për të jetuar, jetojmë për të punuar."

Sadi Murati CEO Albasp Technology Sadi Murati

+355693127301

E Hene - E Premte: 9:00- 17:00

albasp.com

[email protected]

A keni ndonje pyetje ?

Mer informacione me shume...