RRETH NESH
Albasp GDPR !
Përgjegjësia për të dhënat personale (GDPR)
Albasp - Albania Active Server Page - Sistem Technology u themelua në vitin 2006 nga Sadi Murati (Kumanova). Fillimisht, fokusi ishte në zhvillimin e sistemeve online për menaxhimin e punës dhe proceseve teknike. Më 2007, kompania nisi zhvillimin e sistemeve online për mirëmbajtje dhe ka krijuar një sistem për mirëmbajtjen e aeroplanëve në Rinas për kompaninë ajrore BelleAir Albania. Pas kësaj, janë krijuar sisteme të biletarisë online për biznese të vogla, dhe me avancimin e teknologjisë ASP, sistemi u zhvillua në një platformë për menaxhimin e shitjeve online për linja tokësore dhe detare. Aktualisht, disa kompani shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni përdorin këto sisteme.
Kompania ka ndërtuar sisteme të shpejta dhe të sigurta duke përdorur teknologjitë Cloud dhe Cluster Hosting Database. Aktualisht bashkëpunon me servera në InterServer (SHBA) dhe Smarter Hosting (MB), si dhe ka partneritet me CloudFlare për DNS Security dhe CloudNS.
Zyrat fizike për kontakt ndodhen në Tiranë, në adresën Galeria 17 Nëntori. AlbAsp Sistem Technology fokusohet në zhvillimin e sistemeve për bizneset B2B, API XML, strategji marketingu dhe platforma CRM për menaxhimin e klientëve, duke ofruar vetëm shërbime **teknike dhe software** pa akses ose përpunim të të dhënave personale të klientëve.
Zyra ne Tirane
Pamja nga Ambienti i zyrave ne Tirane.Adresa Galeria 17 Nentori Kati II
Tirane,Albania
Specialistet Stafi publik
Stafi elit te Albasp Technology ( Gjithsejt mbi 20 specialist )