Thirr
+355693127301

Përgjegjësia për të dhënat personale (GDPR)

Albasp GDPR !

Përgjegjësia për të dhënat personale (GDPR)

Përgjegjësia për të dhënat personale (GDPR)

Zhvilluesi ofron vetëm shërbim instalimi, mirëmbajtjeje dhe suporti teknik të sistemit CRM. Zhvilluesi nuk është Data Controller dhe nuk është Data Processor, pasi nuk përpunon, nuk ruan dhe nuk ka akses në të dhënat personale të klientëve që përdorin sistemin.

Sistemi CRM instalohet dhe funksionon ekskluzivisht në infrastrukturën (hostingun) e kompanisë kliente, e cila ka kontroll të plotë mbi të dhënat, përdoruesit dhe databazën. Backup-i i të dhënave kryhet nga kompania kliente dhe/ose kompania e hostingut, pa përfshirjen e zhvilluesit.

Shërbimi i mirëmbajtjes kufizohet vetëm në:

  • Zgjidhjen e problemeve teknike që mund të shkaktohen nga funksionimi online ose infrastruktura
  • Përditësime (update) të kodit sipas kërkesave të kompanisë kliente
  • Optimizim teknik dhe siguri funksionale të sistemit

Përgjegjësia për përputhjen me GDPR dhe legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale i takon plotësisht kompanisë që blen dhe përdor CRM-in, e cila vepron si Data Controller, ndërsa kompania e hostingut vepron si Data Processor.

Zhvilluesi nuk mban kopje të të dhënave, nuk kryen backup dhe nuk ka akses të drejtpërdrejtë ose të vazhdueshëm në databazën e sistemit.

staff
Zyra ne Tirane
Pamja nga Ambienti i zyrave ne Tirane.
Adresa Galeria 17 Nentori Kati II
Tirane,Albania

Specialistet Stafi publik

Stafi elit te Albasp Technology ( Gjithsejt mbi 20 specialist )

+355693127301

E Hene - E Premte: 9:00- 17:00

albasp.com

[email protected]

A keni ndonje pyetje ?

Mer informacione me shume...